Federata serbe i shpall “luftë” Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës mund të pranohet më 3 maj në UEFA, pasi kërkesa e saj për anëtarësim do të shqyrtohet në Kongresin e UEFA-s, që do të mbahet në Hungari. Sidoqoftë, serbët po i përdorin të gjitha forcat, për ta penguar një gjë të tillë.

Federata Serbe e Futbollit zotohet se do të luftojë deri në atomin e fundit, për ta penguar tentimin e Kosovës për t’u futur në UEFA e FIFA, shkruan Zëri.

Federata e Futbollit të Kosovës mund të pranohet më 3 maj në UEFA, pasi kërkesa e saj për anëtarësim do të shqyrtohet në Kongresin e UEFA-s, që do të mbahet në Hungari. Sidoqoftë, serbët po i përdorin të gjitha forcat, për ta penguar një gjë të tillë.

“FSS, nga viti 2012, me të gjitha mjetet juridike, në kontekstin ndërkombëtar, e kundërshton fuqishëm dhe lufton kundër idesë që kjo çështje të dalë para anëtarëve të organeve më të rëndësishme. Në këtë rrugë, ne gjithmonë e kemi pasur mbështetjen e organeve më të larta drejtuese të UEFA-s dhe FIFA-s”, shkruan Federata Serbe.

“Praktikisht, futbolli ka mbetur pothuajse i vetmi sport pa u pranuar nga i ashtuquajturi shteti  Kosovës, për dallim nga Federatat tjera. Dhe, për këtë, FSS ka merita”, shkruan në deklaratën e FSS-së, e cila kujton se federatat sportive të Kosovës janë pranuar, përfshirë këtu Komitetin Olimpik, ndërsa në familjen ndërkombëtare janë futur basketbolli, hendbolli, tenisi, atletika, noti dhe të tjera. Pra të gjitha, përpos futbollit.

Madje, për të diskutuar rreth çështjes së Kosovës do të mblidhet edhe Komisioni për çështje urgjente, të premten, më 18 mars.