Prezenca e policisë shqiptare në kufirin me Greqinë është shtuar me frikën se refugjatët sirianë do të depërtojnë brenda vendit për të vazhduar rrugën drejt Evropës pas mbylljes së “Rrugës Ballkanike”

Kështu ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Brendshme së Shqipërisë për “Asocciated Press” në kushte anonimiteti, duke shtuar se kufiri me Greqinë në mënyrë konstante është duke u monitoruar, transmeton KosovaPress.

Javën e ardhshme në Tiranë shkon për vizitë ministri i brendshëm italian, Angelino Alfano për të diskutuar detajet teknike rreth patrullimit të përbashkët në kufirin Greqi-Shqipëri.

Tirana ka thënë se ka kapacitete të limituara për të pranuar refugjatë të cilët synojnë të arrijnë në vendet e BE-së.