Valdemira Rodrigues de Oliveira, pensionistja braziliane habiti gjithë doktorët kur vendosi të fejohej në moshën 106 vjeçare. Ajo i tha ‘Po’ propozimit të 66-vjeçarit, Aparecido Dias Jakob, pavarësisht se mjekët nuk ia rekomanduan këtë gjë.

Ata të dy u njohën në azilin Nossa Senhora Fatima në Piranssusunga, në juglindje të Brazilit dhe u dashuruan duke kaluar kohë së bashku. Edhe pse me një diferencë të madhe moshe prej 40 vitesh, thanë se nuk është kurrë vonë të bashkohesh me shpirtin binjak.

Duke folur për dashurinë që ka për burrin e saj të ardhshëm, Valdemira tha: “Unë rashë në dashuri me të. E pëlqej shumë. Nëse ai vdes, do të vdes edhe unë me të.”