Ish-deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Femi Jonuzi, do të jetë kandidat i BDI-së për Komunën e Studeniçanit në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, njofton Zhurnal.mk

Një vendim të tillë e mori kryesia e BDI-së dhe lideri i saj Ali Ahmeti në korrdinim me degën e BDI-së Kashiakë dhe kryetarin e saj, Muhamed Ramadanin.

Prpozimi që Femi Jonuzi të jetë kandidatë i BDI-së për Komunën e Studeniçanit është mbështetur unanmisht nga strukturat partiake të BDI-së në Karshiakë dhe kryesia qendrore.

Në sondazhet interne që janë realizuar nga BDI, propozimi që Femi Jonuzi të jetë kandidatë i BDI-së në Studeniçan, ka marrë mbështetje të madhe edhe te qytetarët e Karshiakës, por edhe në sondazhet që janë realizuar nga partitë opozitare Femi Jonuzi, ka qenë favorit, informon Zhurnal.mk

Bartës i listës së këshilltarëve të BDI-së në Karshiakë do të jetë një kandidatë nga fshati Batincë, mirëpo për këtë siç mëson Zhurnal kryetari i degës Muhamed Ramadani do të mledhe kuvendin e degës ku do të caktohet edhe emri i të parit të listës së këshilltarëve të BDI-së për komunën e Studeniçanit.

Përndryshe dega e BDI-së Karshiak ka pasur pesë propozime të dërguar në kryesin partiake për kandidatë për kreun e Studeniçanit, por në analiza të përbashkëta të degës me kryesinë është ardhur në përfundim se Femi Jonuzi është kandidati që gëzon më shumë mbështetje të degës dhe qytetarëve të Karshiakës.

Ndryshe, Femi Jonuzi është njëri nga iniciatorët dhe organizatorët e celulave të para të UÇK-së, ka qenë ish-deputet dhe një aktivistë devotshëm i aktiviteteve kombëtare në Karshiakë e më gjërë. Ka qenë edhe gjenmerata e parë e studentëve të Universitetit të Tetovës, njëherit edhe pjesmarrës aktiv ne demostratat për të.