Federata e Futbollit të Kosovës ka shtruar një darkë të përbashkët të dy delegacioneve, ku kryetari Fadil Vokrri ka nderuar legjendën kroate Davor Shuker, i cili është një mik i madh i Kosovës.

Ai madje ka qenë një ndihmë e madhe e FFK-së, ku e ka përkrahur pa rezervë gjatë pranimit në UEFA dhe FIFA.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë do të zhvillohet nesër në stadiumin e Shkodrës ‘Loro Boriç’, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Rusia 2018’./Indeksonline/