Ministri i Shëndetësisë në konferencën e dytë për shtyp konfirmoi se ka pesë raste të reja me coroanirus.

“Sot kemi persë raste të reja, katër prej të cilëve janë punëtorë shëndetësorë nga Dibra. Me këto rastet e reja numri i të infektuarve shkon në 31”, deklaroi Filipçe.

Nga nesër në spitalin në Dibër do të dërgohen dy mjek nga Klinika e Pulmonologjisë për të ndihmuar.

Ai tha se të gjithë duhet tu përmbahen masave të ndërmarra kundër coronavirusit dhe se nuk do të lejojnë justifikimeve.