Filipçe: Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve gjatë zgjedhjeve ishte në nivelin më të lartë

Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve gjatë procesit të zgjedhjeve ishte në nivelin më të lartë. Falënderim të madh për vetëdijen dhe respektimin e masave nga ana e të gjithë votuesve – treguam se mund të funksionojmë me respektimin e protokolleve dhe masave për mbrojtje, bëri të ditur sot në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shpreh falënderim të madh edhe për të gjithë punonjësit medicinal, anëtarë të bordeve zgjedhore, Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të gjithë të përfshirëve në organizimin e zgjedhjeve parlamentare gjatë tri ditëve të votimit për zbatim dinjitoz të protokolleve.

“Kjo është mënyra në të cilën vazhdojmë të jetojmë të sigurt – me mbajtjen e maskave, dezinfektim, respektim të distancës dhe respektim të protokolleve”, shkroi Filipçe./MIA