Filipçe: Nëse gjendja epidemiologjike është stabile, në nëntor do të lejohet edhe ndonjë grup të shkojë në shkollë

Ministri i Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme theksoi se nëse gjendja epidemiologjike mbetet stabile dhe e mirë, në fillim të muajit nëntor do të mund të lejohet edhe një grup nxënësish që të shkojnë në shkollë me prani fizike.

“Nga 1 tetori, me prani fizike do të mund të shkojnë edhe klasat tjera por vetëm në situatë kur numri i përgjithshëm i fëmijëve në klasa është aq i mall sa që epidemiologët e vlerësojnë se rreziku është i vogël”, tha Filipçe i cili sqaroi se ka shkolla rajonale ku nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të pestë janë 10, 15 apo 7 dhe se atyre shkollave do t’u lejohet prania e grupeve tjera.

Ai theksoi se çdo masë që është miratuar duhet të respektohet dhe se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se në këtë mënyrë ata mbrojnë shëndetin e tyre dhe më të afërmve.

“Gjatë muajit shtator njerëzit tashmë janë në vendet e punës dhe shumica janë në hapësira të mbyllura. E përsëris se secili operator ekonomik, kompani, administratë ka rekomandimet se si duhet të mbahen maskat, si duhet të mbahet largësia. Rekomandimi gjithmonë është që ai që mund të punojë nga shtëpia ‘online’ ta bëjë këtu”, tha Filipçe.

Filipçe tha se nuk mund të bllokohet jetesa normale dhe se asnjë vend nuk mund ta bëjë këtë.

“Ne mund të shohim përvojat e vendeve tjera në botë kur nuk respektohen masat. Rasti tani është Izraeli. Pas hapjes së shkollave, çerdheve, ata detyrohen që sërish të vendosin karantinë. Be kemi protokolle dhe mënyra të funksionimit të operatorëve ekonomik. Kjo është mënyra se si do të jetojmë. Nuk mund të vendosim kufizime që do të na jepnin efekte të këqija në plan afatmesëm dhe afatgjatë e që më pas mund të pasqyrohen edhe ndaj shëndetit të qytetarëve”, tha Filipçe.