Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur para zyrave të Prokurorisë Speciale Publike për të vazhduar me protestat kundër vendimit për falje nga Ivanovi dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Në mbështetje të lëvizjes ‘Protestoj’ sonte iu janë bashkëngjitur edhe ‘Shoqata e luftëtarëve të Maqedonisë’.

Para ndërtesës së muzeut të VMRO-së janë pozicionuar një numër i madh i policisë.