decentralizimi

Tre rrugët e mundëshme për shqiptarët e Maqedonisë – Opinion nga Bardhyl Islami

Situata kaotike në Maqedoni ka sjell shqiptarët në pozicion të vështirë. Arsyet janë të shumta, si psh. mosmarreveshjet në palën maqedonase, por edhe obstruksionet që bëhen nga partitë shqiptare, si BDI – që është në qeverinë e Maqedonisë si dhe PDSH që përkrah heshturazi këtë qeveri.

Si rrezultat i kësaj politikbërje të keqe, shqiptarët në Maqedoni janë të diskriminuar në maksimum, ashtu që edhe të drejtat njerëzore nuk vijnë në shprehje ndonjëherë. Psh, shtetasit e Maqedonisë nuk kanë të drejtën e shprehjes së lirë. Aq keq e madhe është frika nga institucionet sa sa që frikohësohen edhe të shprehen ashtu si mendojnë. Frika është shtuar aq shumë nga ky sistem që udhëheq me pushtetin sa që kërcnënimet për nxjerrje prej pune, presionet psiqike dhe fizike, rastet e montuara politike dhe aktivitetet kriminale të shtetit janë bërë përditshmëri.

Kjo situatë e keqe dhe diskriminuese që mbizotron në Maqedoni është më e rëndë dhe më e egër për shqiptarët e Maqedonisë, madje edhe se në kohën e Rankoviçit. Kohë e cila njihet me pastrim etnik masiv të shqiptareve nga trojet e tyre të ish Jugosllaviss nga një marrëveshje e fshehtë që u bë ndërmjet Serbisë dhe Turqisë.

Në këto 25 vjet/një çerek shekulli, që kur Maqedonia u shpall shtet i pavarur dhe u shkëput nga ish Jugosllavia, shqiptarët i kanë humbur edhe pak të drejta që i patën në kushtetuten e ish Jugosllavisë të vitit 1974. Për këtë shkak, është momenti i duhur që çdo shqiptar të kthjellohet dhe të vendos përpara vetes zgjidhjet e mundshme. Sipas meje, janë 3 rrugë të mundshme për shqiptarët e Maqedonisë:

  1. Të vazhdojnë të jenë në gjumë dhe të kalojnë edhe shumë shekuj të diskriminuar dhe të përkrahin politikën e partive BDI dhe PDSH;
  2. Të votojnë partitë e reja opozitare shqiptare në Maqedoni duke përkrahur idenë që Maqedonia të shëndrohet në një shtet binacional, i përbashkët i shqiptareve dhe maqedonasve, ose; 
  3. Të formojnë shtetin e vet, njënacional dhe të ndahen definitivisht nga maqedonasit të cilët nuk dijnë të udhëheqin me institucionet dhe mekanizmat shtetëror.

Nga: Bardhyl Islami

Kopenhagë, Danimarkë.