Sezoni i dytë i shfaqjes për të rinj “Heronjtë e Ri” do të fillojë së shpejti. Një serial televiziv në të cilën adoleshentët e përditshëm punojnë në ekipe dhe garojnë në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të vërteta qytetare me të cilat përballen në mjedisin e tyre lokal. Qëllimi kryesor i shfaqjes rinore është të promovojë kohezionin shoqëror dhe të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet të rinjve me prejardhje të ndryshme etnike.

Episodet e sezonit të dytë do të transmetohen çdo javë në kanalet televizive “TV 21” të Shtunën në ora 15:00, duke filluar nga 13 Shkurt dhe “TV Telma” në ora 13:15, duke filluar nga 14 Shkurti. Në 12 episode të reja, shikuesit do të jenë në gjendje të shikojnë 16 garues të moshës 14 deri 18 vjeç, të cilët do të organizojnë iniciativa lokale dhe aktivitete të llojeve të ndryshme përmes të cilave ata do të tregojnë kreativitet, shkathtësi, frymë ekipore, bashkëpunim, motivim dhe respekt të ndërsjellë. Sezoni i dytë do të na dërgojë në më shumë vende në vendin tonë dhe do të kemi mundësi të dëgjojmë më shumë gjuhë dhe dialekte përmes garuesve që vijnë nga Koçani, Gostivari, Shkupi, Sveti Nikole, Tetova, Manastiri dhe Shtipi.

“Sezoni i dytë i Heronjve të Ri fillon së shpejti, por ndikimi i iniciativave lokale të organizuara nga të rinjtë në sezonin e parë është akoma në rritje. Një muaj pas xhirimeve të episodit në Gostivar, ku Xhan dhe Bojana adresuan problemin e qenve endacak dhe kujdesin e tyre, komuna ndërtoi një Stacionar. Në Vinicë, Matej dhe Sara organizuan një aksion për pastrimin e shtigjeve të alpinizmit dhe shtigjeve të çiklizmit rekreativ në malin Plaçkovica. Matej me sfidën e tij në shfaqje frymëzoi shumë të rinj që u bashkuan me të në misionin e tij dhe kështu formuan disa shoqata joformale të çiklistëve, si dhe një organizatë mjedisore për të rinj me qëllim mbrojtjen e mjedisit në komunën e Vinicës,” thotë Marko Sokollovski i Projektit të USAID-it për Avancimin e Kohezionit Social, i zbatuar nga organizata Kërkim për Bazë të Përbashkët (Search for Common Ground).

Sezoni i parë i “Heronjve të Ri” përfundoi me transmetim në janar të vitit 2020. Gjatë 12 episodeve, të cilat u transmetuan në televizionet kombëtare “TV Тelma” dhe “TV 21”, fëmijët e rinj të ndarë në 8 ekipe garuan për gjetjen e zgjidhjeve kreative të problemeve në komunat e tyre përkatëse. Të rinjtë, nëpërmjet organizimit të iniciativave dhe aktiviteteve lokale, i nxisin bashkëmoshatarët e tyre që të jenë aktiv dhe të jenë shembull i punës ekipore, transparencës, respektit të ndërsjellë dhe përgjegjësisë shoqërore. Në finalen e madhe të shfaqjes, garuan dy ekipe të përbëra nga katër pjesëmarrësit më të suksesshëm në sezonin e parë. Anëtarët e ekipit fitues morën çmime në të holla që u mundësuan atyre të vazhdojnë zhvillimin dhe arsimimin e tyre personal në fushat e zgjedhura prej tyre.

Shfaqja televizive është pjesë e projektit të USAID “Avancimi i Kohezionit Social” e zbatuar nga organizata ndërkombëtare Search for Common Ground. Qëllimi i projektit është të përmirësojë marrëdhëniet ndërmjet fëmijëve dhe të rinjve me prejardhje të ndryshme etnike, fetare dhe sociale, në mënyrë që të forcojë bashkëpunimin dhe unitetin e tyre në vend.

SHËNIM PËR REDAKTORËT

Populli Amerikan, përmes USAID, ka investuar më shumë se 830 milion dollarë në Maqedoni të Veriut që nga viti 1993e deri më tani. USAID është agjencia më e rëndësishme ndërkombëtare e zhvillimit në botë dhe një shtytës që sjellë rezultate të zhvillimit. Puna e USAID kontribuon në sigurinë kombëtare dhe prosperitetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara, demonstron bujarinë amerikane dhe ndihmon vendet me të cilat bashkëpunon në rrugën e saj drejt zhvillimit të pavarur dhe të qëndrueshëm. Për më shumë informacion mbi punën e USAID në Maqedoninë e Veriut, vizitoni faqen tonë të internetit https://www.usaid.gov/north-macedonia dhe na ndiqni në YouTube, Twitter dhe Facebook.