Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është lojtari që fiton më së shumti në planet nga shpërndarja e fotografive të sponsorizuara në rrjetin social, Instagram.

Ronaldo fiton plot 349.399 euro sa herë që poston një fotografi në Instagram, sipas një studimi të ri, shkruan Albeu.com.

Superylli i Real Madridit ka 116 milionë ndjekës në rrjetin social, e cila për bazë ka shpërndarjen e fotografive dhe videove.

Postimet e Ronaldos përbëjnë kryesisht fotografi të familjes së tij në rritje, por 32-vjeçari po ashtu shpërndan fotografi të sponsorizuara, duke promovuar gjithçka, nga telefonat mobil deri të pijet e shëndetshme.

Vetëm dy femra të famshme fitojnë më shumë se portugezi nga shpërndarja e fotografive apo videove të sponsorizuara. Selena Gomez e para dhe Kim Kardashian e dyta.