Elviz Bajrami, kandidati për kryetar në Komunën e Shuto Orizarës, në një tubim të OBRM-PDUKM, ka folur para tubuesve, duke e pyetur LSDM-në nëse kështu premtoi para qytetarëve të Maqedonisë se kështu vjen mirëqenia në vend, përcjell Fol.

”Para së gjithash, unë dua t’i thërras romët tanë që jetojnë në komunën Shuto Orizare për të kuptuar se pavarësisht sloganit të LSDM-së “jeta po vjen në Maqedoni”, se jeta nuk ka ardhur. Dua t’i pyes të gjithë nëse jeta vjen me pasoja të tilla si ato që më kanë ndodhur mua? A është jeta ajo që duhet të më rrahë dhe të më godisë ndonjë prej tyre?

Për këtë dua të them se të gjithë më 15 tetor do t’i dënojmë dhe do të dalim në votime që në rrethin e parë dhe të mos ketë rreth të dytë në Shuto Orizarë. Besoni se gjendja ime shëndetësore nuk është e mirë në përgjithësi, por kam ardhur para jush për të kërkuar që të gjithë të mbajnë llogari më tej se çfarë do të ndodhë nëse të tjerët vijnë në pushtet, atëherë fëmijët tuaj, familjet tuaj do të kenë frikë dhe do të rrihen siç u rraha unë”

Ai tha se LSDM-ja po i largon fëmijët e tyre nga puna, duke iu bërë presion dhe duke u bërë telashe, shantazhe që të fotografohen në selinë e tyre. /Fol/