Ata janë armiq në luftën shumë të komplikuar që po ndodh prej disa vitesh në Siri, por janë bashkua kundër ushtrisë turke. Ndërkohë që kurdët janë duke luftuar me ushtrinë turke në Sirinë veriore, mësohet se forcat ushtarake të regjimit të Asadit janë duke i ndihmuar ata në një sërë formash, transmeton Albeu.com.

Reuters i ka kushtuar një raportim të gjatë kësaj çështjeje duke marrë deklaratat e të dyja palëve.

Me ndihmën e regjimit të Asadit, kurdët e YPG janë duke dërguar përforcime të mëdha nga enklavat e tyre na Kobani dhe Jazeera, të cilat kanë rënë në duart e tyre disa vite më parë, për në Afrin.

“Ka disa rrugë për të dërguar përforcime në Afrin, por më e lehta është ajo që kalon nga zonat e kontrolluara nga forcat e qeverisë së Asadit. Ka një mirëkuptim mes të dyja palëve për këtë. Qëllimi i vetëm është rritja e prezencës tonë në Afrin”., shprehet për Reuters, Kino Gabriel, zëdhënës i YPG-së.

Përveç lejimit të kalimit të përforcimeve në ushtarë, Asad është duke i ndihmuar kurdët edhe në logjistikë në luftën e tyre kundër ushtrisë turke në shtetin, sovranitetin e të cilit e ka ai për detyrë që t’a ruajë, përcjell Albeu.com.

Të njëjtin fakt e konfirmojnë edhe persona pranë ushtrisë së Asadit për Reuters.

Këtij të fundit i intereson që konflikti në Afrin të përshkallëzohet me qëllim dobësimin e armiqve të tij të përbashkët duke luftuar me njeri-tjetrin.

Praktikisht, Turqia konsiderohet se ka pushtuar Sirinë nga qeveria siriane, kurse kurdët janë kundërshtarë për të sepse kërkojnë autonomi të zgjeruar.

Kurdët e YPG dhe ushtria siriane nuk janë përballur asnjëherë me njëra-tjetrën masivisht në betejë duke zgjedhur armiq më prioritarë siç është ISIS që e kanë luftuar të dyja palët.

Analistët ndërkombëtarë theksojnë se kjo aleancë mes tyre është e përkohshme për aq kohë sa do të vijë momenti kur në lojë nuk do të ketë më kundërshtarë të tjerë.