Miq të dashur,

 Nuk ka pozicion më të PËRVAJSHËM që të bënë për të qarë , sesa të jeshë ministër i Punëve të Brendëshme në këtë qeveri teknike. Kuptojeni se ky funksion pra Ministër i PB është i xhveshur nga pushteti dhe kuptohet nga kompetencat. Kështu banda politike me sejmenët e tyre dhe kuptohet edhe me aminizimin e opozitës (LSDM-së ) këtë xhveshje e bënë me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Punë të Brendëshme në nëntorë 2015-të. Në fakt ky dikaster sipas ligjit ka DY ministra , por njëri është i pagëzuar zv/ministër plotësues. Përveç kabinetit të tij që ka në kompetencë për ta emëruar, asnjë akt nuk ka veprim juridik poqëse është i nënshkruar vetëm nga ministri, pra duhet të jetë i nënshkruar prej të dyve njëkohësishtë. Të drejtën e kabinetit e ka edhe plotësuesi njëjtë si ministri. Ky dikaster do të ketë deri në zgjedhjen e qeverisë së re edhe sekretarin shtetërorë që nuk mund ta shkarkojë askush përveç qeverisë. Edhe kjo çështje u betonua me ndryshimin para pak muajsh të Ligjit për qeverinë. Ndërkaq zv/ministri do të vazhdojë punën sipas parimit, e dijmë se kush është por nuk e dijmë se çfar bënë. Sigurimin zyrtarë nuk mundë tja ndalojë më as ministri i PB Sasho Mijallkovit dhe Gordana Jankullovskës sepse këtë poashtu e rregulluan me ndryshimin e ligjit para dy javësh. Opozita këta njëqindë e njëzet ditë deri në zgjedhjen e qeverisë ka mundësinë në këtë dikaster vetëm të vijë në informacion nga ministri i sajë për gjithçka që veprohet në këtë ministri por nuk do ta kenë mundësinë që të ndalojnë diçka. Qeveria përsëri do të vazhdojë të bllokojë punën e ministrit duke miratuar vendime si organ kolektiv për suprimimin e çdo akti të ministrit edhe sikur të jetë konform normave ligjore por që nuk do të jetë në përputhje me politikat e partive ortake. Ndërkaq, kontestet administrative që do të pasojnë para KSHZ dhe Gjykatës Administrative si më parë dotë shërbejnë vetëm si ”narkozë” për publikun.

  Kjo bandë politike opstrukcionet me këtë dikaster do ti filloj që nesër pas zgjedhjes së qeverisë teknike , kështu që përsëri do të çfaqen pengesa të ndryshme dhe bllokim të punës së dikasterit, me qëllim që operacionet tjera të planifikuar nga banda politike të vajtin pa pengesa. Maqedonia është shteti i vetëm në botë që ka inovuar këtë organizim të qeverisë me të ashtuquajtur zv/mistra plotësues./Qenan Aliu

 

Opinioni është shkruar enkas për fol.mk.

 

© fol.mk