Pas kërcënimit  të Ministrit të Ekologjisë  Bashkim Ahmeti ndaj pronarit të portalit TetovaSot ka reaguar LR-PDSH duke dënuar këto sulme të ulta  ndaj fjalës së lirë.

“LR PDSH në parim dënon ashpër çdo lloj sulmi ndaj fjalës së lirë, mediave dhe profesionit të gazetarisë. Kur ky sulm vjen nga një parti politike qeverisëse, kundërshtimi ynë do të jetë gjithmonë i ashpër dhe i drejpërdrejt. Ministrit të Ekologjisë i cili ndodhet në greminë mes paaftësisë dhe hipotekave të mëhershme të partisë që përfaqëson, nuk i ka asnjë faj pronari i portalit informativ TETOVASOT. 

I bëjmë thirrje zyrtarëve të BDI-së që dështimet mos të tentojnë ti kompensojnë me kërcënime ndaj gazetarëve dhe të gjithë atyre që duan të vërtetën të zbuluar dhe mbi sipërfaqe. Një ditë do përgjigjen të gjithë ata që kanë bërë shkelje, ndërsa ata që kanë kontribuuar në ndryshime pozitive, pavarësisht cilës parti i takojnë, do të respektohen, por mediat gjithmonë duhet të jenë të lira“, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

© fol.mk