Sa herë personazhet e njohur “përplasen” me veshjet në daljet e tyre publike, është e pamundur të mos bëhen pjesë e lajmeve dhe faqeve të modës. Sidomos kur është fjala për veshjet e motrave të famshme Kardashian Jenner, të cilat tashmë kanë krijuar stil dhe profil unik për ҫdo zgjedhje që bëjnë.

kelli

Megjithatë, nëse përmendet me e vogla e familjes, 19-vjeҫarja Kylie Jenner, një pjesë e mirë mendojnë se ajo ia kopjon stilin motrës së madhe Kim, madje nuk kanë qenë të pakta rastet kur dyshja kanë veshur thuajse të njëjtën veshje. Madje, edhe flokët Kylie ia kopjoi së motrës duke guxuar deri në bionde platin.

kelli3

Por edhe në ato raste kur duket se Kylie ka gjetur diҫka të veҫantë për veten, ka edhe personazhe të tjerë që ia pëlqejnë idenë.

Fustani më thekë i disa javëve më parë që Jenner zgjodhi për t’u prezantuar në New York, në festën e Harper’s Bazaar, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe vetëm pak javë më vonë, mbrëmjen e djeshme, të njëjtin fustan ka zgjedhur edhe Kenza, në MTV EMA, në Rotterdam.

kelli4

Fustani në ngjyrë pudër që Kylie Jenner dhe Kenza zgjodhën për eventet specifike është i koleksionit të ri nga Balmain, me ҫmimin fillestar 24,913.00 dollarë.

Siҫ duket, konkurrenca nuk është vetëm brenda shtëpisë dhe motrave Kardashian, por edhe jashtë tyre.

Për ju kush duket më bukur, Kylie apo Kenza?

5