gan-igeci-640x427Ish-luftëtari I UÇK-së Gani Geci është vënë në mbrojtje të Stubcave, duke thënë se ata me humorin e tyre nuk I kanë fyer ushtarët e vërtetë të UÇK-së por komandantët uzurpatorë.

Geci në postimin e tij në Facebook ka shkuruar se “Ushtarët e vërtetë  të UÇK -es në asnje moment nuk do duhej të ndiheshin të fyer në skeqin humoristik të Stupcave sepse në asnjë sekondë nuk e kanë prekur nderin e Ushtarëve të vertetë të Ushtris Çlirimtare të Kosovës as gjakun e derdhur për Lirinë e vendit tonë .

Ky skeq humoristik ndoshta i ka prekur Komandantët uzurpatorë sepse në skeqin humoristik behet fjalë për nji pjesë të Komandantve Uzurpatorë që në emer të Luftës uzurpuan Kosovën uzurpuan Luften ,perfituan milinoa Euro dhe për 17 vjet me radhe nuk e kthyen kokën nga Ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare.
Ne këtë skeq humoristik ironizohen Komandantet Uzurpator dhe komandantet milioner qe vodhen djersen e Shqiptarve në Perendim dhe uzurpuan Pasurit tona në Kosovë qoftë ata të fondit Vendlindja Thrret qoftë ata të Fondit të 3% apo Qeverise siq quhej aso kohe.
Disa prej ktyre hajnave për PARA thjesht për PARA vran ushtarë dhe komandantet dhe na futen në Hasmeni në mes vete Hasmeni qe nuk do të na lshojnë për vite të tëra” ka shkruar Geci ne Facebook.