izrAviacioni izraelit bombardoi sot shumë nga pozicionet e grupit islamik palestinez, Hamas, në Rripin e Gazës, sipas burimeve palestineze të sigurisë, disa orë pas sulmesh me predha nga Rripi i Gazas drejt jugut të Izraelit

Sipas këtyre burimeve, bombardimet izraelite shënjestruan ktarë pozicione, që nga Beit Hanoun në veri deri në Rafah në jug, duke shkaktuar dëme por pa bërë viktima.

Ushtria izraelite theksoi se aviacioni i saj kishte shënjestruar dy baza stërvitore ushtarake të Hamasit dhe dy pozicione ushtarake në Rripin e Gazas, duke e bërë Hamasin përgjegjës për të gjitha sulmet që vijnë nga Rripi i Gazës