“Maqedonia dhe Greqia duhet të tregojnë guxim, vullnet politik dhe fleksibilitet që të arrijnë marrëveshje afatgjate të pranueshme për kontestin me emrin”, porositi ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet, në një intervistë për TV “Sitel”.

“Por, patjetër duhet të them se reformat që Qeveria i planifikon që t’i zbatojë, energjinë dhe përkushtimin të cilën e demonstrojnë ndaj programit për reforma është fillim i ri për lëvizje përpara, pasi që tregojnë përkushtim dhe siguri se reformat janë të patjetërsueshme dhe do të ndodhin”, tha Garet.