Tani është koha për hapa vizionarë. Nafta asnjëherë nuk ka qenë më e lirë në bursat, dhe nëse e blejmë naftë shpejt për 100-200 milion euro, do të sigurojmë energji të lirë, tha kreu i OBRM Popullore dhe ish kryeministri Ljupço Georgievski.

Sipas tij, ky do të jetë një avantazh në të ardhmen kur do të përballemi me pasojat ekonomike.

Në të njëjtën kohë, sipas Georgievskit, rezervat e arit në Bankën Popullore duhet të rriten, sepse vetëm çmimi i arit po rritet dhe këto rezerva, nëse bëhen, do të jenë vendimtare për vendin.

– Tani shoh vetëm shuarjen e zjarreve të caktuara në ekonomi, dhe jo hapa vizionarë. Unë i bëj thirrje Qeverisë që të marrë seriozisht të gjithë këtë situatë, thotë Georgievski.