Qeveria e Maqedonisë së Veriut ne propozim të Ministrisë së Shëndetësisë në mbledhjen e 40-të e miratoi dekretin për plotësim të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit qeveritar për shtyp, me këtë Dekret qeveritar, rregullohet ndërprerja e punësimit me fuqi ligji, me ndërprerjen e Kontratës për punësim ose Kontratës për vazhdimin e punësimit të punonjësit shëndetësor gjegjësisht bashkëpunëtorit shëndetësor, për shkak të moshës, shtyhet gjatë kohëzgjatjes të gjendjes së jashtëzakonshme në raste të marrjes së drejtës së pensionit të moshës, kur të mbushë 64 vjet për burra, gjegjësisht 62 vjet për gra sipas Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ose kur të mbushë 64 vjet, gjegjësisht kur me deklaratë me shkrim deri te punëdhënësi ka kërkuar që t’i vazhdohet kontrata për punësim së paku deri në moshën 67-vjeçare sipas Ligjit për marrëdhënie pune.

Sipas këtij Dekreti, siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, procedurat e filluara për ndërprerjen e kontratës për punësim ose kontratës për vazhdimin e punësimit të punonjësit shëndetësor, gjegjësisht bashkëpunëtorit shëndetësor, për shkak të moshës, shtyhen gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.