Branko Geroski shkruan se për shqiptarët e Maqedonisë më e mirë është LSDM-ja sesa VMRO-DPMNE-ja dhe se ai është i sigurt se janë duke u zhvilluar bisedime intensive midis partive shqiptare dhe LSDM-së, transmeton Tetova1.

“Deri tek të gjithë që e këshillojnë Zoran Zaevin që të mos e pres mandatin dhe menjëherë të nise me bisedimet me partitë shqiptare:

E para, LSDM ka kryesi, me të drejta legjitime vendos kur, me kë dhe për çka të bisedoje. Ajo kryesi është përgjegjëse para kongresit dhe nuk obligohet që të bisedoje në televizion ose në Facebook.

E dyta, ata trika shitni në Bit Pazar. Dhe nuk jam i sigurt se edhe atje mund t`i shisni. Drejtuesit e BDI-së ende nuk kanë bërë publike se i kanë përfunduar bisedimet me DPMNE dhe i mbajnë të hapura të gjitha opsionet. Është jo korrekte që Ahmeti ta anketoje Zaevin për t`i forcuar pozicionet e tij në bisedime me Gruevskin. Është korrekte që BDI-ja ta përfundoje bisedën me DPMNE që të ketë mundësi të nis seriozisht bisedimet me partnerin tjetër potencial.

E treta, unë jam i sigurt se tashmë janë duke u bërë bisedime edhe më intensive midis LSDM-së dhe partive shqiptare për çështje të rëndësishme politike. Ashtu si jam i sigurt se LSDM me gjithë bagazhin e saj nga e kaluara është një partner më i mirë i shqiptarëve në Maqedoni nga partia shoviniste VMRO-DPMNE.

Përfundimisht duhet që Gjorgje Ivanovit t`i jepet shansi për ta respektuar Kushtetutën dhe mandatin t`i jap Zaevit. Ose do ta bëje këtë gjë ose do ta shkel Kushtetutën dhe do të tentoje që të prodhoje puç në vend.”, shkroi Branko Geroski në llogarinë e tij në Facebook.