Xhinset e ngushta!

Një palë xhinse të mira janë veshja universale në të gjithë botën. Shumë gra dhe vajza (përfshi dhe ne) preferojnë xhinset e ngushta nga fillimi gjer në fund. Dashur pa dashur, kështu po bllokojmë qarkullimin e gjakut që përkthehet në variçe dhe celulit.

Takat

Fuqia e takave është e paparë! Kur një grua i vesh, transformohet në mënyrë të menjëhershme, duke u bërë më femërore dhe elegante. Por, nëse e bëjmë çdo ditë këtë, do të përballemi me dhimbje këmbësh, fryrje të tyre apo dhimbje mesi. Nuk përjashtohet as hernia apo problemet me shpinën.

Reçipetat me mbushje!

Nevoja i ka bërë këto reçipeta super popullore, por pavarësisht që për momentin duket sikur bëjnë mrekulli, mos u gënjeni. Nëse i vishni çdo ditë, ka gjasa që gjoksi të deformohet dhe të bëhet më i varur nga mbushjet artificiale.

Syzet

Janë absolutisht një prej aksesorëve më të nevojshëm, aq më tepër gjatë ekspozimit të gjatë në diell. Gjithsesi, e mira është të mos i vendosni kur s’është e nevojshme. Sigurohuni që të mbani syze dielli 100% siguri nga rrezet e dëmshme, pasi dëmtimi i syve mund të jetë edhe më i madh.

Getat

Një tjetër detaj shumë i rëndësishëm për pamjen e një femre. Getat e bëjnë look-un tonë të duket më i kompletuar dhe elegant. Këmbët gjithashtu duken vizualisht më bukur, por nëse vishen shpesh, mund të na dëmtojnë. Materiali sintetik dhe ngushtësia mund të bëhet shkak për infeksionet vaginale apo celulitin.