Betimi i Presidentit të ri amerikan ka rrëmbyer vëmendjen e botës. Por edhe pse asgjë nuk e pengon tashmë vendosjen e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë, gjermanët ende e kanë të vështirë ta besojnë se Amerikën do ta drejtojë biznesmeni kontrovers.

Kjo vlen si p?r politikan?t, ashtu edhe p?r popullsin?. E vetmja që sheh dritë në fund të tunelit është ekonomia.

“N?se Trump do t? kandidonte n? Gjermani, ai kurrësesi nuk do t? ishte b?r? president”, vënë në dukje ekspertë të Institutit t? Demoskopis? “Dimap” të cituar nga DË.

Hulumtimet tregojn?, se me fitoren e Trump-it ka r?n? duksh?m besimi i gjerman?ve ndaj SHBA-s?. Përpara zgjedhjeve, një në dy gjermanë e shihnin SHBA si partner të besueshëm. Tani, shifra ka mbërritur një në pesë.

Mosbesimi i referohet të gjithë sistemit politik të Shteteve të Bashkuara, i cili bëri të mundur Trumpin. Në mënyrë të veçantë shihet me shqetësim mbërritja e një njeriu të tillë në një pozicion kaq të pushtetshëm, sepse prej tij mund të ndihen të inkurajuar edhe politikanë të tjerë populiste. Po vihet gjithashtu në pikëpyetje edhe bashkëpunimi ndërkombëtar në rast konfliktesh.

Të gjithë presin të shohin çfarë qëndrimi do të mbajë Trump ndaj  NATO-s. Ndërkohë, pavarësisht k?rc?nimit t? republikanit p?r gjobat doganore dhe frenimin e tregtis? s? lir?, 64 përqind e drejtuesve n? ekonominë gjermane  shohin mundësi p?r sip?rmarrjet e tyre me qeverisjen e tij.