Policia gjermane gjatë bastisjes së një banese

Autoritetet gjermane arrestojnë pesë të dyshuar për lidhje me grupin militant Shteti Islamik.

Të pesë personat janë arrestuar gjatë një numri bastisshjes në pjesën veriore në rajonin e Rhine Ëestphalia dhe në Sanksioninë e Ulët.

Zyra e prokurorit federal në një kumtesë të saj tha se të pesë personat u arrestuan me dyshimin për mbështetje të organizatës terroriste.

Në mesin e të arrestuarve ishte një shtetas irakian i identifikuar si Ahmad Abdulaziz Abdullah A., I cili njihej më shumë me pseudonimin Abu Walaa.

Zyra e prokurorit federal tha se Walaa, 32 vjeçar, ishte udhëheqës kryeso I grupit në Gjermani dhe ka mbështetur hpaur grupin IS.

Ministri i brendshëm Thomas de Maiziere tha se ishte e rëndësishme që të parandalohen njerëzit të “radikalizohen aq sat ë rrezikojnë të bëhen terroristë”.

“Nuk duam që terrorizm të ndodhnë Gjermani”, tha ai. “Nuk duam që terrorizmi të eksportohet nga Gjermania”.