Zëvendëskoordinatori i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) në Bundestag, Thomas Oppermann, tha për mediat gjermane se koalicioni qeverisës do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë për të luftuar raporte fiktive, konspiracion, terror, urrejtje dhe aktivitete subversive online, përcjell albinfo.ch lajmin e mediave gjermane.
Kjo, sipas Oppermann, përfshin presionin mbi Facebook-un për të fshirë raportet e rreme të platformës së saj.
Deputeti i Unionit Kristian Demokratik (CDU) të kancelares Angela Merkel, Patrick Sensburg, argumentuan se duhet të dënohen të gjitha dezinformatat që kanë për qëllim destabilizimin e vendit.
Më parë, kancelarja Merkel dhe nënkancelari Sigmar Gabriel paralajmëruan se do të jenë kundër akteve të ashtuquajtura “postime sociale” për të përhapur lajme të rreme online.
Ndryshe nga gjuha e urrejtjes që është relativisht e lehtë të sanksionohet në përputhje me ligjin gjerman dhe mekanizmat ekzistues, problemi i lajmeve të rreme në rrjetet sociale është se nuk ekziston legjislacioni i duhur, dhe shpesh janë të ndërthurura me të drejtat individuale dhe liritë dhe të drejtat e lirisë së shprehjes.