Të mërkurën në ora 23 në stacionin policor në Shkup është denoncuar se të njëjtën ditë në ora 19, në pompën e benzinës në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare”, komuna Çair, një person i panjohur me maskë ka kryer tentim për vjedhje.

Hajduti e ka thyer derën e hyrjes dhe një dritare, mirëpo pasi ka vërejtur se brenda gjendet një i punësuar, menjëherë ka filluar të ikë, transmeton Gazeta Lajm. I punësuari  ka vrapuar jashtë dhe në panik ka shkrepur një plumb në ajër nga revolja që e ka poseduar me leje.

Policia është duke ndërmarrë masa për gjetjen e autorit dhe për pastrim të plotë të rastit./raporton lajmpress