Gjykata Administrative sot do të sjell vendim për 10 nga gjithsej 16 ankesa, të cilët u rishikuan dje dhe do t’i rishikojë 6 ankesat e dorëzuara në lidhje me rrethin e dytë nga zgjedhjet lokale, përcjell Fol.

Deri te Gjykata Administrative, në përfundim të orës 10:00, dje, janë dorëzuar 16 ankesa, njofton AIM.

11 nga ankesat ishin dorëzuar nga Aleanca e Shqiptarëve, katë nga Lëvizja Besa dhe një nga LPM (Lëvizja Popullore e Maqedonisë).

Gjykata Administrative ka për detyrë të sjell vendim pas ankesave në afat prej 48 orëve pas pranimit të tyre.

KSHZ në seancën e fundit i hodhi poshtë të gjitha kundërshtimet të dorëzuara për rrethin e dytë nga zgjedhjet lokale. /Fol/