Punëdhënësit mund të ndalojnë punonjësit që të mbajnë simbole të dukshëm fetare.

Kështu vendosi Gjykata Evropiane e drejtësisë në vendimin e saj të parë për çështjen e grave myslimane që mbajë shami në punë.

Në prag të zgjedhjeve holandeze që shihen si një tregues për qëndrimin ndaj emigrimit dhe politikave të refugjatëve në Evropë, trupi më i lartë i drejtësisë në BE mori një vendim të përbashkët për çështjet e dy femrave, një në Francë dhe një në belgjikë, të cilat ishin pushuar nga puna pasi nuk pranuan të heqin shaminë.

Gjykata tha se punëdhënësit mund të ndalojnë simbolet politike, filozofike dhe fetare në vendin e punës. Por ky gjest i punëdhënësit duhet bazuar mbi rregullore të brendshme të kompanisë që i kërkojnë nëpunësve të vishen në mënyrë neutrale, diçka që nuk përbën diskriminim.

Gjykata gjithashtu sqaroi nëse punëdhënësi s’mund t’i kërkojë nëpunësit të heqë shaminë vetëm sepse kështu kërkon një klient, por bazuar në rregulla të brendshme.