Pas disa ditësh kërkimi, gjykatësi Vlladimir Pançevski, ndaj të cilit u shpall fletarrest, është dorëzuar në polici, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas Nova TV-së, gjykatësi i lartpërmendur gjendet në burgun e Shutkës, për të vuajtur paraburgimin 30-ditorë.

Këtë masë e ka shqiptuar GJykata Themelore Veles, me arsyetimin e sigurimit të pranisë së tij në gjykim për lëndën AKMIS, pasi që ish-kryetari i Gjykatës Penale nuk u paraqit në njërën nga seancat e mëhershme.