Gjyqtari që po sfidon Trump për urdhrin e ndalimit ndaj emigrantëve myslimanë

Pezullimi i urdhrit të presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e shtetasve nga 6 vende me shumice myslimane do të vijojë për një kohë të pacaktuar.

Ky është vendimi më i ri i marrë nga gjykatësi federal i Hawaii-t Derrick Ëatson.

Watson e mbron vendimin e tij duke thënë se urdhri i ndalimit të Trump do të dëmtonte turizmin dhe aftësinë për të rekrutuar studentë dhe punëtorë nga jashtë.

Ndërsa, Trump nga ana tjetëer mendon se ndalimi i shtetasve nga gjashtë vende me shumicë myslimane ka për qëllim të parandalojë hyrjen e terroristëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykatësi federal i Hawaii-t bëri publik vendimin të mërkurën vonë, pas dëgjimit të argumentave nga avokatët për shtetin e Hawaii dhe të Departamentit amerikan të Drejtësisë.