I dyshuari i parë në rastin “Fortesa” Goran Grujovski është liruar nga paraburgimi dhe atij, Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. “Këshilli Gjyqësorë pran Gjykatës Shkupi 1- Shkup, duke vepruar në bazë të ankesës së mbrojtjes së të dyshuarit G.G kundër vendimit të Gjykatësit të procedurë paraprake për pranimin e propozimit të Prokurorisë për ndjekje të veprave penale që dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve (PSP), për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuar sot ka mbajtur seancë në të cilën solli vendimin për ta ndryshuar vendimi e gjykatësit të procedurës paraprake dhe masën e paraburgimit e zëvendësoi me masën arrest shtëpiak, ndërsa pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi palët kanë të drejtë të ankohen në gjykatën më të lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1.