Deputeti Zulfi Adili nga radhët e partisë UNITETI sot në Kuvend ka thënë se tërheqja e deputetëve të BDI-së është një marrëveshje politike mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

“Ende nuk janë të zgjidhur çështjet kryesore të Marrëveshjes së Përzhinos, siç është çështja e mediave, andaj nuk ka kushte për zgjedhje”, ka deklaruar deputeti Adili duke shtuar se dorëheqjet e BDI-së janë edhe një truk politik”