Dy persona të maskuar të panjohur sot herët në mëngjes në orën 03.20 minuta kanë kryer grabitje në picerinë në rrugën “11 Tetori” në Kumanovë. 

MPB njoftoi se autorët, prej të cilëve njëri i armatosur me pistoletë kanë hyrë në piceri dhe fizikisht e kanë sulmuar të punësuarin në piceri, duke e goditur me grushta dhe shkelma në pjesën e kokës, dhe më pas i kanë grabitur 16.000 denarë. Pas ngjarjes autorët janë larguar. 

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi hetues i SPB Kumanovë. Janë marrë masat për gjetjen e autorëve dhe për pastrimin e plotë të rastit.