Pika kufitare “Evzoni” mes Maqedonisë dhe Greqisë, nga nesër deri më datën 15.08.2020 nuk do të lejojë pasagjerët, kamionët dhe automjetet private të hyjnë në Greqi prej orës 22:00 deri në orën 06:00.

Ndërsa dalja nga Greqia do të funksionojë normalisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministria e Brendshme njofton qytetarët se për shërbimin kufitar në vendkalimin kufitar “Bogorica” nga shërbimi kufitar grek “Evzoni”, njoftojmë se për hyrjen në Republikën e Greqisë duke filluar nga sot 07.08 (e Premte) në periudhën nga 22.00 deri në 06.00 (ora lokale Maqedoni) asnjë pasagjer, automjet me motor pasagjerësh dhe mjete motorike mallrash nuk mund të lëvizin drejt Greqisë, ndërsa për dalje nga Republika e Greqisë, trafiku do të vazhdojë normalisht. Masa do të jetë e vlefshme në afatin e mësipërm deri më 15.08.2020 (e shtunë)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.