Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se më 13 Gusht do të vendoset gurrëthemeli i investimit të ri të një fabrike me teknologji bashkëkohore në Zonën zhvillimore teknologjike industrial në Tetovë. Sipas tij, ky investim 130 milionë euro do të krijojë deri në 900 vende të reja të punës.

KEMI NJË SUPER LAJM PËR TË GJITHË MIQ!

Në përvjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit, të shtunën më 13 Gusht, do të vendosim gurëthemelin e fabrikës së re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike në Zonën zhvillimore teknologjike – industriale në Tetovë.

Në seancën e sotme të Qeverisë aprovuam ndihmën shtetërore për realizimin e këtij investimi në vlerë prej 130 milion euro që do të krijojë 900 vende të reja pune