Nuk ka kërkesa të reja, as dokumente të reja dhe pritshmëri të tjera të reja përveç asaj që është arritur në marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe marrëveshjen që ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e nënshkroi së fundmi në Sofje.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth kërkesave të reja që sipas opozitës janë paraqitur nga Republika e Bullgarisë.

“Mbetet e njëjta që iu shpjegua opinionit dhe ajo që u miratua nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Qytetarët duhet të jenë të sigurt dhe t’i besojnë elitës politike në vend se asgjë e keqe nuk do t;ju ndodhë bashkëqytetarëve të mi maqedonas për gjuhën, historinë, kulturën dhe identitetin e tyre. Këtë nuk do ta lejojmë. Absolutisht pohoj, nuk ka kërkesa të reja, as kurrfarë dokumentesh të reja”, theksoi Grubi