NASER SELMANI

Deputeti Artan Grubi në emër të BDI firmosi marrëveshjen e partive për mohimin e të drejtës së votës të 39 mijë qytetarëve të Maqedonisë, prej të cilëve pjesa dërmuese shqiptar.
Grubi dhe BDI pasi i kanë fshirë nga lista e votusve dhjetëra mijëra shqiptarë, tani paraqitet në rolin e shpëtimtarit dhe i ftojnë ato të paraqiten në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve për ta konfirmuar të drejtën e votës.
Për të qenë paradoksi edhe më i madh, Grubi me nënshkrimin e tij i ka mohuar të drejtën e votës edhe bashkëshortës së tij, e cila gjendjet në listën e votuesve të dyshimtë.
E kuptoni se kush mbron interesat e shqiptarëve?! Nga pozicioni i partisë në pushtet nuk janë në gjendje të mbrojnë të drejtat e familijarëve të tyre, e jo më të shqiptarëve!
Nga kuzhinat e konspiracioneve kuptova se BDI kinse qëllimshëm paska shpallur votues fiktiv një pjesë të familijarëve të tyre për t’i dëshmuar opinionit neutralitetin e përpiluesve të listës. Ndërsa në fakt paska dashur të maskojë fshirjen në masë të votuesve të opozitës.
Për qarqet opozitare më të rëndësishme janë idetë e konspiracionit se cilës parti i fshihen më shumë votues se sa fakti se qytetarëve përmes procedurës administrative u merret e drejta e shenjtë e votës, e garantuar me kushtetutë!

ASER SELMANI