Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi me rastin e Ilinditës, ditës së Republikës ka uruar qytetarët e vendit. Grubi shkruan se së bashku duhet të vazhdojmë betejën për ardhmërinë evropiane.
“119 vjet më parë bëmë betejën për liri, dje bëmë betejën për barazi, sot po zhvillojmë betejë për ardhmëri dhe krah nesh i kemi të gjitha forcat proeuropiane dhe pro euro-amerikane që duan integrimin në Bashkimin Europian dhe përparimin”, ka shkruar mes tjerash Grubi.