Gazetari maqedonas Zharko Trajanovski ka akuzuar se lideri i VMRO-PDMNE-së, Nukolla Gruevski, po krijon terren për një plan të rrezikshëm për Maqedoninë.

Sipas tij, Gruevski po krijon një plan për ta nxitur vendin në një krizë më të thellë politike dhe duke krijuar vakum që askush të mos arrijë të formojë qeveri.

Sipas gazetarit, qëllimi i Gruevskit është që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, në mënyrë që të përdoret presidenti Ivanov, i cili të kërkojë që të ketë qeverijashtëzakonshme për nevojat e vendit, transmeton “Ina”.

Sipas Trajnovskit, do të imponohet Erdoganizmi në vend, do të shpallen armiq duke filluar që nga opozita, sektori civil, Prokuroria Speciale dhe media. /albeu.com/