Pas kreut të LSDM-së edhe këshilltarët e tij kanë filluar të lëshojnë akuza të rënda mbi figurën e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Në një shkrim në rrjetin social facebook, ish-këshilltari i Zoran Zaevit, Mitko Jovanov e përshkruan Ali Ahmetin si një njeri me problem shëndetsore, madje madje ai shkon aq larg sa e quan atë shizofren paranoik. 

Përndryshe Mitko Jovanov para disa viteve ka qenë edhe drejtor i një ndërmarrje komunale në Gradsko.

Kjo vërsulje e LSDM-së dhe Zaevit për ta shantazhuar BDI-në po vë në dilem të gjitha përpjekjet e Zaevit për të krijuar një qeveri të re në Maqedoni.