Tim Shkupi Lamallari
 
Ju që jeni kundër klanit të Zajasit dhe argatëve të DUI-t, sidomos ju që keni themeluar parti, jeni ndarë e shkëputur nga njëri tjetri, mos e merrni aq tragjike punën e Degës së BDI-së në Çair, as mos e merrni punën e Shqiponjës, në një rreth-rrotullim që ndanë Çairin dhe Butelin në lagjen e Top Hanes, si provokim ndaj jush.

Dega e Çairit nuk vendosë asgjë në disponimin e përgjithshëm në shoqërinë heterogjene shqiptare në Maqedoni për të krijuar bubullima ose zhurma për ta ruajtur sistemin dhe shtetin unitar në Maqedoni.

BDI, si parti është para shpartallimit në nivel të Maqedonisë. Jo për fajin e Degës së Çairit, por për fajin e klanit të Zajasit dhe prepotencës së kryetarit të Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti.

Formacioni i BDI-së në Çair ka jetuar në iluzione se gjoja janë ndonjë faktor që po e mbajnë BDI-në në qeveri, ku janë shkelur të drejtat e të gjithë shqiptarëve, por më shumë janë shkelur të drejtat e shqiptarëve që kanë besuar në BDI.

Kjo gjuhë e Bekim Nezirit është kontraproduktive. Do ta fundosë partinë e tij edhe më shumë. Për dy arsye:

1. Ky flet me gjuhë të vrazhdët. Flet se ky dhe të tjerët rreth tij janë armë e BDI-së. Do të thotë së janë të gatshëm të bëhen mish për top për klanin e Zajasit dhe Ali Ahmetin. Që nuk besoj se e kanë me gjithë mend dhe nuk janë serioz. As nuk e kuptojnë rrethin dhe aktualitetin në të cilën gjinden.

2. Fotot e tubimit me qytetarë nuk janë foto që bindin dikend në Çair, lëre jashtë Çairit. Pastaj të gjithë janë trup votues i hipnotizuar me ndonjë ndihmë nga Izet Mexhiti. Por tubime të këtilla me kaq numër të qytetarëve ka edhe PDSH-ja, edhe Aleanca, edhe Besa. Kurse mbajtja e Kongresit të parë të Unitetit në Shkup, gjithashtu tregon se duhet të mirren seriozisht, pasi do ta ndalin fuqishëm hovin e bubullimave dhe zhurmat e dikurshme të BDI-së së Ali Ahmetit. Kështu këto manovra të politikanëve të vegjël të Çairit, duke manipuluar me pushtetin lokal të Komunës, tregojnë stihi, frikë dhe në ndërdije e dijnë se janë në rrugë të gabuar.

Klani i Zajasit dhe Ali Ahmeti, nuk mund të shpëtojnë nga ballafaqimi me Drejtësinë e Zotit dhe të shtetit unitar, pavarësisht që i entuziazmojnë disa politikanë të vegjël, por edhe injorantë në Çair të flasin me gjuhë konfliktuoze, luftë brenda llojit, që në fund do të pësojnë njejtë këta të Çairit si Musa Xhaferi dhe Ali Ahmeti.

Luftën këta të BDI-së e tradhtuan në Kumanovë. Pastaj luftë nuk bëhet pse dikush ka jetuar me iluzione së është ndonjë faktor politik me vasalitetin e tij në Maqedoni.

Shqiptarët e Shkupit, pavarësisht prej partive, nëse bie sistemi i shtetit unitar, do të jenë të gjithë bashkë kundër atyre që tradhtuan idealin e dëshmorëve të luftës së vitit 2001 dhe kundër supermacit të partive sllavo-maqedone LSDM dhe VMRO, ku këta të Çairit, që njihen si BDI, vetëm patën qëlluar ndër dardha dhe hanin dardha të kalbura.

Kështu, deri sa nuk i krijoni kushtet dhe rrethanat pët Federalizim, doni të vazhdoni me kandarin e Ilindenit, nuk keni nevojë të bëni zhurmë dhe të përdorni gjuhën e urretjes se ky vend është i BDI-së, apo i ndokujt tjetër. Pasi çdo gjë i takon Zotit të Gjithësisë dhe caktimit të tij, që determinoi me vullnetin e Tij shqiptarët të lindin në Çair të Shkupit!