I dërguari special i Gjermanisë për Maqedoninë Johanes Hajndëll, në deklaratë të shkruar deri te mediat thotë se ka ardhur në Maqedoni që të njoftohet me situatën dhe potencon se koha është e shkurtër dhe se tani nevojitet  përpjekje e përbashkët e të gjitha partive politike që të zbatohen reformat e nevojshme.

“Erdha që të njoftohem me situatën dhe së pari të dëgjoj. Bëhet fjalë për atë, procesi i cili është inicuar nga BE-ja dhe nga SHBA-ja  të lind me sukses. Detyrën time e shoh  në përkrahjen aktive të këtyre përpjekjeve. Zhvillimi ditëve të fundit  sërish qartë tregon se koha është e shkurtër  dhe tani nevojitet përpjekje e përbashkët  nga të gjitha partitë politike që të zbatohen reformat e nevojshme  që të vazhdohet rruga”, qëndron në deklaratën e Hajndëll, të liferuar nga Ambasada e Gjermanisë.

Hanjdëll, i cili qëndron për vizitë dyditëshe  në Shkup, pasdite në MPJ ka takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki.

Pastaj ai do të takohet me ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, ndërsa më vonë pasdite dhe nesër do të bisedojë edhe me përfaqësuesit e partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës.

Hanjdëll kohë më parë ishte emëruar nga ana e ministrit gjerman të Punëve të Jashtme Frank Ualter Shtajnmajer për të dërguar special në Berlin i cili do të punojë së bashku me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në dhe do të ndihmojë gjatë zgjidhjes së krizës në Maqedoni.