https://youtu.be/ENL0UdEsavs

I dërguari special nga Gjermania për Maqedoninë, Johanes Hajndëll pas takimit me krerët e dy partive shqiptare BDI dhe PDSH përsëriti qëndrimin e tij se kriza politike i bën dëm Maqedonisë dhe se patjetër të gjendet zgjidhje pa u vonuar më shumë. Ai theksoi se rruga për të tejkaluar atë është Marrëveshja e Përzhinës. Hajndëll shtoi se duhet të caktohet një datë e re për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se duhet të mundësohen kushte që Prokuroria Publike Speciale të kryejë punën e saj lirshëm. Ndërkaq si pikë të tretë Hajndëll e përcaktoi zbatimin e reformave parësore.

I dërguari i posaçëm porositi që liderët partiak të vendosin në rend të parë interesat e vendit dhe qytetarëve.