Ish ministri i financave , Xhevdet Hajredini në një intervistë për  javoren Fokus deklaroi ndërmjet tjerash se me partitë politike shqiptare po udhëheq UDBA

“Dua të them se kësaj gjendje i ndihmoi edhe BDI-ja. Për PDSH-në të mos flasim, për to aktivistët e VMRO-së shkruan se periudha më e lumtur për popullin maqedonas është kur PDSH-ja ishte në pushtet 2006-2008.

Me partitë shqiptare drejtonte shefi i UDBA, Sasho Mijalkov. Jo rastësisht ai i udhëhiqte bisedimet për koalicion.

I bëri peng me incizimet  e fshehta dhe informacione për sjelljen e tyre  amorale dhe kriminale.