Shkruan: Shpëtim Halili

Jetojmë në rrethana vërtetë të jashtëzakonshme për shqiptarët këtu!Jetojmë në një kohë kur njerëzit nuk zgjedhin mekanizma se si me ardhë në pushtet!Nëntoka po vepron, ndonëse shqiptarët duhet të jenë sa më syhapur, sa më të kujdeshëm ndaj veprimeve djallëzore të personazhëve të pozicionuar gjithandej vendeve aziatike!

Feja është punë në vete, kombi është tabani që mund ta ndrit ardhmërinë e një kombi. Fuqija, Perëndia, Zoti, thuaje si ta thuash, është një dhe i vetëm!Urrejtja ndërfetare për ta ndarë Perëndinë po vazhdon në mbarë rruzullin tokësor!Ndonëse Zoti, Fuqija është i pandashëm!

Lëvizjet, partitë politike me frymë dhe poligon jashta interesave shqiptare janë e keqja e madhe e shqiptarëve!Pa mos dashur të them se kush është PDSH, kush BDI, kush LR PDSH dhe ca parti më pak minore se këto që përmenda, duhet bërë çmos që projekti i Lëvizjes Besa të mos ndiqet, të mos mbështetet dhe të mos legjitimohet së paku tek asnjë shqiptarë që në damarët e tij ka gjak shqiptari!

Unë nuk dëshiroj të akuzoj personazhë të kësaj Lëvizje, por duhet thënë se ky projekt nuk i ka rrënjët këtu, nuk buron nga fryma shqiptare, përkundrazi kjo frymë është frymë allaturka.

Në këtë rast nuk dëshiroj të merrem me Turqinë e Erdoganin, por një e vërtetë duhet thënë se, ky vend historikisht është dëshmur me fakte të  mëdha si e keqja e shqiptarëve. Politika turke, megjithë respektin në vend të tyre, me gjithë respektin që po bën për popullin turk, por për shqiptarët Turqia mund të jetë një aleat interesesh ekonomike, ndonëse sa i takon fesë shqiptarët kujtoj se kanë botëkuptim të thellë për ekzistencën e Zotit, të Perëndisë dhe nuk kanë nevojë që të tjerët ti mësojnë se kush është Fuqija, kush është Perëndia!Shqiptarët e dinë më mirë se të gjithë se Zoti është një dhe i vetëm!Ndonëse, sa i takon ndërtimit të xhamive është e udhës që Turqia le të ndërtojë sa të dojë xhami në vendin e tyre, ndonëse shqiptarët vetë  do bëjnë xhami e kisha aq sa ju duhen!

Andaj, është e udhës që feja, Ramazani, rritet tjera fetare mos të përdoren për fushatë elektorale; Zoti nuk ua fal atyre që e përmendin Emrin e tij në xhami, në kishë në fushatë politike, në interes për tu ngjitur në pushtet!Këto që thash, në vazhdimësi i takon në fushatën elektorale, në frymën e Lëvizjes Besa!

Sido që të jetë, Lëvizja Besa ka të drejtë të proklamojë këtë platformë të nisur, por një gjë duhet të dinë ata që marrin urdhëra nga larg viseve jo shqiptare dhe të interesit joshqiptar, është e udhës që të dështojnë!Shqiptari i vërtetë din të besoj në Zot pa i thënë Lëvizja Besa dhe satelitët e saj allaturka!

PS/ Fol.mk,  nuk mban përgjegjësi  dhe  jo gjithmonë ndanë mendime të njëjta me opinionet e shprehura nga opinionistët.

©fol.mk