Luleshtrydhet janë padyshim një ndër frutat më të shijshme dhe më të kërkuara në treg.

Si një ndër frutat më të rekomanduara për t’u ushqyer, luleshtrydhet përmbajnë vitaminë C më shumë se portokallet dhe në lashtësi janë përdorur për të pastruar sistemin e tretjes.

 Ato përmbajnë edhe fitonutrien – përbërës mbrojtës të cilët kanë shumë efekte të mira shëndetësore.

Luleshtrydhet janë mbrojtëse për zemrën, anti-inflamatore dhe kanë veti anti-kancer”, thotë eksperti i dietave Nigel Denby.

“Ato radhiten si një nga ushqimet më të shëndetshme të botës”, shtoi ai. Duke shkruar për “The Hippocratic Post”, ai tha se luleshtrydhet janë të pasura me anti-oksidantë të cilët është zbuluar se ngadalësojnë rritjen e tumoreve.

Madje, një studim i publikuar në “Arkivat e Okulistikës” gjeti se të hash tre ose më shumë porcione luleshtrydhe, reduktohet rreziku nga dobësimi i shikimit për 36%