Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, ku Zhelina ishte si një ndër bastionet më të forta  të BDI-së, sonte për herë të parë pas shumë  viteve  në hapjen e shtabit të kësaj partie për Pendarovskin , u vërejt  një atmosferë e zymtë gati mortore, ku përveç  funksionarëve partiak të nivelit qendror  dhe   një pjesë të këshilltarëve komunal nga rradhët e BDI-së  dhe dy tre administratorëve të emëruar nga kjo parti, për të cilët  thuhet se janë detyruar të dalin në këto organizime politike, nuk gjen njeri tjetër.

Dega e  Zhelinës e cila përbëhet nga  18 vendbanimet e kësaj Komune, në këtë tubim që ishte llogaritur si kryesorë, nuk kishin arritur të mbledhin as 14 antarë, edhe pse shumica e tyre  ishin deturuar të marrin pjesë në këtë event pa deshiren e tyre, me shantaze të ndryshme e që shumë lehtë lexohet në fytyrat e të pranishmëve./fol.mk