Nuk ka ndodh më parë që në Haraçinë të vijë një autobusë për të madhë udhëtarët kjo përshkak se ka pasur pakë udhëtarë, por sot Haraçinasit ishin dëshmitarë të një skene të dhimbshme kur autobusi i Euro Fati u parkua në qendër të Haraçinës për të marrë një numër të madhë udhtarësh,më shumë se gjysma u mbush me udhtarë vetëm nga Haraçina,të gjithë të rinjë që ja mësyjnë rrugës së gurbetit,një plagë që nuk u shërua asnjëher.
Kushtet e vështira ekonomike,mungesa e perspektivës,mungesa e sigurisë janë disa nga arsyet që të rinjtë ja mësyjnë gurbetit duke mos pasur zgjidhje tjetër.

Shteti dhe pushteti nuk e ka idenë se si mundë të ndalet ikja e rinisë,me politikat e tyre kanë ndikuar që rinia të humbë besimin tek politika.

Pushteti dhjetvjeçar diktatorial VMRO-BDI dhe tani LSDM-BDI kanë ndikuar direkt në rritjen e dëshprimit dhe i kanë ngulfatur perspektivën përshkak të korrupsionit të lartë,nepotizmit,diskriminimi etnik-ekonomik dhe social,kriminaliteti,mungesa e shtetit të së drejtës etj.